• |
ide | kryesore

“Fytyra perfekte”, ndryshe mendojnë meshkujt, ndryshe femrat

Arkiva, Stil
perfect-female-face-to-female.jpg



Nuk është sekret që burrat dhe gratë kanë mendime të ndryshme kur vjen fjala për të bukurën. Le të marrim si shembull admirimin për aktoren Natalie Portman që jo të gjithë ndajnë të njëjtin mendim. Portali venusbuzz.com ka bërë një përmbeldhje të pjesëve më të mira të vajzave të ekranit dhe ka nxjerr një model që konsiderohet si “femra perfekte” nga vetë femrat (foto lart). “Seksi i dobët” ka votuar për të vënë në fytyrën perfekte buzët e Scarlett Johansson, flokët e zeza të Freida Pinto, mollëzat rafinuara të Keira Knightley, dhe vetullat si shkurre të Cara Delevingne dhe hundën e Blake Lively.

Sa për meshkujt, ata preferojnë një femër me ballin e Jennifer Aniston, flokët bionde të Shakiras, hundën e Miranda Kerr, vetullat e theksuara të Kate Middleton-it, dhe buzët e trasha të Angelina Jolie. Po, ju çfarë mendoni për rezultatet? A jeni dakord me studimin dhe imazhet e proshuara?/lapsi.al/