• |
ide | kryesore

“Rama e la popullin pa poture dhe pa spinaq”

Arkiva, Pikante
0.jpg



Buxheti i këtij viti i caktuar për njësitë vendore, ka sjellë reagime të ashpra edhe në radhët e të zgjedhurve vendorë nga radhët e Partisë Socialiste. I tillë është edhe kryekomunari i Frakullit në rrethin e Fierit, Viktor Çervanaku. Ky i fundit, i njohur për fjalorin e tij të “zgjidhur”, nuk ka kursyer kësaj here as kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Financave, Cani.

Sipas Çervanakut, me taksat e reja “populli mbeti pa poture dhe pa spinaq”.

‘Tani dhe hajdutë jemi bërë, ça s’jemi bërë. E mban mend ça u thoshte kur vinte, fjalët më të bukura, sa u bë kryeministër na futi grepat të tërëve. Është mirë që ato gënjeshtrat t’i kthejë e të bëjë ndonjë gjë ai tani”, – është shprehur kryekomunari i Frakullit.

Për Canin, Çervanaku tha se ka favorizuar qarkun e Dibrës, ndërsa tha se gjendja është e mjerueshme, pasi në fshat mungon edhe spinaqi. Ja cfarë tha ai gjatë një mbledhje në Qarkun Fier ku po diskutohej për buxhetin.

“Apo se është ministri nga Dibra dhe merr Dibra 1 miliard e gjys lek investime dhe Fieri që është kryeqytet i socialistëve në thonjëza merr 78 milionë lekë. Po ne s’jemi të vdekur këtu. Fieri është 16 deputetë, pavarësisht se janë të majtë e të djathtë, po e pe si u puthën me njëri-tjetrin, po se janë shokë ndaj. Këtu zihemi ne, kurse kur dalim nëpër kafe, hamë e pimë bashkë. Mirë është që t’ja bësh të qartë atij ministrit të Enver Hoxhës që Qarku i Fierit është qarku më i madh në Republikë.

Po ca do i shkurtosh administratës? Po ne për një vend pune po vritemi. Vemi te ajo zyra nuk gjejmë gjë, vijmë këtu nuk na pjerdh njeri. Nuk po na pjerdh njeri fare, me këtë gjuhë po flas, po më falni o vëllezër e motra po ja jemi dhe 6 muaj e do vijnë të tjerë. Po këta 6 muaj jemi ne, dhe është mirë që ti këto 6 muaj të përpilosh një procesverbal se nuk ka nevojë për shkurtime në administratë. Apo taksat. Ca ti jap më atij unë. Se ai hiq këtej e hiq andej, na la pa poture fare. Po ca të të jap taksë unë tani. Populli ka mbetur pa ngrënë spinaq tani, pa pantallona ore. Ore ik në fshat e shiko, po hanë me listë, po hanë misër”./Lapsi.al