• |
ide | kryesore

I arrestuari poston foto “live” në facebook, teksa merret në pyetje në Drejtorinë e Policisë

Arkiva, Pikante
10991071_10205136747673534_2075735373734625649_n.jpg



Arrestimi i 26-vjeçarit Emirjon Gjuta, që shiti njërën nga kartat nga të cilat u bë shpërthimi me tritol në farmacinë e babait të ministrit Tahiri, bëri kurioz jo vetëm mediat që iu futën të riut në profilin e facebook, nga ku morën fotot personale për të pasqyruar lajmin, por edhe përdorues të shumtë të internetit.

Orët e para të mëngjesit të së premtes Emirjon Gjuta është gjendur në Drejtorinë e Policisë, për të dhënë shpjegime për kartën sim, që sipas gjurmimeve e ka shitur ai, por siç duket edhe në ato kushte, pronari i dyqanit të telefonave, Gjuta, nuk ka mundur të ndalë pasionin e tij për mjetet e komunikimit. Drejtëpërdrejtë nga Drejtoria e Policisë shkruan Emirjon Gjutaj në foton e postuar në fb, teksa merrej në pyetje nga oficerët e policisë. Ndërsa një nga ironizuesit e kësaj foto në rrjet e komenton: “Emirjon Gjuta ndalohet se pengoi zbulimin e atentatorëve, por poston rehat foto ne FB nga ambientet e Policisë. E përjashton dot njeri që t'i ketë dërguar një Poke (sinjal) edhe atentatorevë, per t'i njoftuar se, "hey, më kapen mua, po te pakten mbathjani ju…." ???"