• |
ide | kryesore

Sa të gjatë duhet t’a kenë meshkujt?

Arkiva, Stil
penisi masa.jpg



Mesatarja sipas një studimi që ka përfshirë 15 mijë meshkuj, rezulton rreth 9,31 cm në gjëndje normale, deri në 13,12 cm gjatë ereksionit

Sa i gjatë është penisi në gjëndje të ulur dhe sa shkon kur është i ngritur? Një sekondë, nuk po flasim për "Hijet e Greit" dhe cilësitë e zotit Grey, protagonistit të filmit që mban rekord arkëtimesh (që gjithësesi duket se nuk e ka patur asnjëherë këtë problem), por për një pyetje që shqtëson një numër të kosiderueshëm meshkujsh ditët e sotme: a e kam (penisin) normal? Le të perballemi me argumentin nga një këndvështrim rreptësisht shkencor, të bazuar në një studim të publikuar në një revistë me zë,  Bju International, revista e urologeve britanike. 

Prezervativi

Studimi ka hedhur dritë mbi përmasat e penisit, pra gjatësinë dhe perimetrin, në kushte të ndryshme (kryesisht dy).Qëllimi, është t'u vijë në ndihmë mjekëve që të mund të sigurojnë pacientët e tyre mbi këtë çështje. Nga ana tjetër, t'u japë mundësi studiuesve të vendosin një lidhje mes keqfunksionimit të prezervativit dhe përmasave të penisit (argument aspak i parëndësishëm, sepse nëse prezervativi nuk "vishet" fiks, dështon ne detyren që ka për të parandaluar shtatëzënitë e padëshiruara apo për të mbrojtur nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme)

Studimi

Nuk janë të pakët meshkujt e shqetësuar nga përmasat e "atij" dhe ata që e vuajnë këtë stres, etiketohen si të prekur nga një lloj çrregullimi që mban emrin, “body dysmorphic disorder” e thënë shqip, fobia që lind pikërisht nga një vizion i shtrëmbëruar që njeriu ka mbi paraqitjen e tij të jashtme, gjë që shkaktohet nga një shqetësim i tepruar mbi imazhin trupor të vetë njeriut. Deri më tani nuk ishte bërë ndonjë studim sistematik për të llogaritur dimensionin mesatar të penisit dhe ndryshimin e tij në situata të caktuara dhe nuk është përpiluar kurrë një "nomogramë" në gjëndje të evidentojë përmasat e organit mashkullor në mënyrë që të përcaktohet një mesatare duke  u bazuar në moshë dhe etni. Tani për këtë kanë menduar David Veale nga “King’s College London and South London and Maudsley NHS Foundation Trust” dhe koleget e tij te King’s College Hospital Nhs Foundation Trust të Londrës që janë munduar të krijojnë këtë nomogramë: kanë kryer 17 studime, të pranishëm në librat mjekësore, për një total prej 15 mijë meshkujsh që i janë nënshtruar matjes së penisit të tyre sipas proçedurave standarde.

Gjatësia mesatare

Të dhënat e mbledhura, kanë treguar se gjatësia mesatare e nje penisi në gjëndje të ulur është 9,16 cm, ndërsa kur është në ereksion, arrin mesatarisht në 13,12 cm. perimetri është mesatarisht nga 9,31  ne 11,66. dhe nese media, si rregull, paraqet normalitetin kushdo mund të ballafaqohet me këto të dhëna. "Besojmë se këto rezultate, – ka komentuar Veale – mund t'u vijnë në ndihmë mjekëve për t'u dhënë më tepër siguri masës së konsiderueshme të meshkujve të preokupur për përmasat e organit të tyre dhe për t'u treguar atyre se cilat janë limitet e normalitetit".