• |
ide | kryesore

Shenjat që tregojnë se një femër nuk bën seks

Arkiva, Stil
ss.JPG



Ato mezi presin që t’i prekë një mashkull, por megjithatë femrat dëshirojnë të mbeten misterioze dhe bëjnë “të vështirën”. Megjithatë studimet thonë se ka shenja që tregojnë se një femër e tregon kur ka kohë që nuk bën seks. Për meshkujt duhet të bëjnë pak kujdes që të zbulojnë sekretin e tyre.

Femra së cilës i mungon seksi, sado që të përpiqet të fshehë pakënaqësinë e vet, do të zbulohet nga sjelljet e veta trupore dhe nga humori jo i mirë. Seksi ndikon në mënyrë relaksuese, ndaj femra e cila është e plotësuar seksualisht është më e relaksuar. Kjo vërehet në ecjen e saj, me tundje të vitheve, ndërsa femra së cilës i mungon seksi duket më e tendosur.

Për shkak të mungesës hormonit të oksitocinës, i cili qetëson dhe i lidh çiftet mes tyre dhe që çlirohet  gjatë orgazmës, femrat mund të kalojnë net të tëra pa gjumë. Nëse abstinenca zgjat shumë, fillojnë të vërehen pasojat serioze të mungesës së gjumit dhe femra mund të duket më e vjetër seç është në të vërtetë.

Seksi është njëri ndër faktorët kyç për rritjen e hormonit të lumturisë – endorfinës.

Për shkak të mungesës së këtij hormoni, femra mund të jetë shumë e paqëndrueshme dhe shpesh do të kenë shpërthim të hidhërimit ndaj të tjerëve të cilët ia hedhin vetëm një shikim kalimthi.

Dhe në fund, mungesa e seksit ndikon dukshëm edhe në vetëbesimin, andaj femrat të cilave u mungon seksi do të kenë edhe mungesë vetëbesimi.

Pra, kur shihni që femra duket e lodhur, kur është e frustruar, e hidhëruar dhe nuk ka vetëbesim – mos u grindi me të, por më mirë është t’i ofroni seks apo së paku të pini një kafe me të./gazetaexpress/