• |
ide | kryesore

Tifozët e Tironës: Do ia lyejmë Erionit “Brrylin” bardhë e blu

Arkiva, Pikante
brryli.jpg



Me vendosjen e çezmave me ngjyrat e ekipit të Tironës, Erion Veliaj irritoi pa masë tifozët e Partizanit. Në rrjetet sociale u zhvillua një betejë e fortë replikash mes dy tifozerive, aq sa kryetari i Bashkisë së Tiranës u përpoq të tregohej i kujdesshëm me ngjyrat e emrit “Brryli” që ka vendosur në një prej shesheve të zonës së njohur me këtë emër. Fasada e gërmave është me ngjyrën e kuqe të Partizanit, ndërsa pjesët e brendshme të gërmave janë me blunë e Tironës. Por kjo i ka irritur tifozët e Tironës kësaj radhe, të cilët përbetohen se brenda javës do t’ia bëjnë bardhë e blu ngjyrat edhe “Brrylit”. Lapsi.al