• |
ide | kryesore

Ministrja Harito: Në parlament dëgjoj studime shkencore

Arkiva, Pikante
Photo.jpg



Milena Harito, një prej ministreve të kabinetit Rama që dallon më pak për pjesëmarrje aktive në parlament, ra në sy në dy seancat e fundit parlamentare për mbajtjen e kufjeve. Më së shumti ajo i vendosi kufjet që lidhin celularin e saj “smartphone” gjatë kohës që në podium gjendej ish –kryeministri Berisha. U aludua se dëgjonte muzikë, nga heavy metal tek potpuritë popullore të Shqipërisë së Mesme. Por ajo e ka mohuar këtë fakt dhe ka treguar se çfarë i vjen në vesh nga kufjet e Bardha. Ndërkohë që në parlament diskutohet mbi çështje të rëndësishme të ditës ajo dëgjon studime shkencore.

“Po sigurishtqë nuk dgjoj muzikë, siç është aluduar, edh epse me aq sa bërtet ai nuk do të kishte muzikë që ta mbyste zhurmën. Mund t’ju them se në botën virtual ka shumë gjëra të rëndësishme, studime të nevojshme shkencore apo material të tjera që ofrohen në formën audio dhe që sigurisht janë më të domosdoshme për mua sesa fjalimet e Berishës”, është shprehur Ministrja e Inovacionit për Gazetën Shqiptare.

 Ide më inovative se kjo, që në kohën kur paguhesh për të marrë pjesë në parlament, të bësh qejfet personale, nuk mund të ketë. Tek e fundit ajo duket se po ecën në gjurmët e shefit. Edhe Rama ka bërë mbi 100 vizatime ndërkohë që bisedon me të tjerët që i shkojnë në zyrë. Lapsi.al