• |
ide | kryesore

Silvio Berluskoni zbulon kuptimin e shprehjes “bunga bunga”

Arkiva, Pikante
silvio.jpg



Ka premtuar se do të kthehet në politikë sepse partia ka nevojë për të. Përpara se ta bëjë këtë, Silvio Berlusconi ka zbuluar misterin e shprehjes së bërë të famshme prej tij “bunga bunga”.

“Gheddafi më kërkoi që t’i dërgoja një delegacion në Libi. Kë t’i dërgoja? I dërgova dy humbës, Cicchitto dhe Bondi. Këta shkuan dhe ranë në duart e të vetmit fis tribu rebel. Ata i lidhën pas pemës dhe nisën të vallzojnë rreth tyre duke përsëritur dy fjalë: “Bunga, bunga”. Shtrigu e pyeti Cicchitton: Do të vdesësh apo bunga bunga? Cicchitto u përgjigj: “Bunga bunga”. Më pas të gjithë luftëtarët përfituan prej tij. Më pas shtrigu pyeti Bondin: “Do të vdesësh apo bunga bunga?”. Bondi duke parë çfarë i ndodhi Cicchittos tha “të vdes”. Atëherë shtrigu ia ktheu: “Në rregull, por përpara se të vdesësh bunga bunga”.