• |
ide | kryesore

Ajo do t’ju mësojë çdo gjë për seksin!

Arkiva, Stil
ajo-do-t-rsquo-ju-m-euml-soj-euml-ccedil-do-gj-euml-p-euml-r-seksin_hd.jpg



Aktorja Jessica Biel (33) ka thënë se i është bashkuar organizatës joprofitabile WomanCare Global, në mënyrë që bashkë të xhirojnë disa filmime seksuale.
Aktorja thotë që ajo ide i ka lindur në momentin kur ajo dhe Justin Timberlake planifikonin të lindnin bebe, ndërkaq ajo goxha pak ka ditur për ngjizjen.
 
”Çfarë të bëj tani? Kam pirë pilula kontraceptive aq shumë, saqë kam pyetur se a do të jetë e vështirë të mbeten shtatzënë”, thotë Jessica. Biel thotë që nuk ka ditur se kur është më së miri femra të ketë seks nëse dëshiron të mbetet shtatzënë.
 
“Papritur kam kuptuar që pikërisht nuk di se çfarë do të ndodhë në trupin tim. Kjo ka qenë shokuese për mua”.
 
Mbase kjo tingëllon në mënyrë të çuditshme, mirëpo Biel nuk është e vetmja femër e rritur e cila akoma ka mjaft pyetje për trupin e vet dhe për shëndetin riprodhues.
 
“Ka mjaft femra të cilat nuk dinë se si funksionon trupi, si dhe kur u janë ditët e pëlleshme”, thotë gjinekologu Jason James. “Rezultat i kësaj janë paqartësitë lidhur me ngjizjen”.
 
“Shumica e të rriturve ka ndjenjën që të gjitha ato gjëra i dinë, ndërkaq kur kuptojnë që nuk dinë mjaft, ndihen keq dhe turpërohen”, thotë James për ç’arsye kanë vendosur që në këtë fushatë të “përfshihet” Jessica Biel.
 
Nga Organizata WomanCare Global thonë që në video xhirimet, të cilat do t’i bëjnë, do të përfshihen të gjitha, nga puberteti deri te kontracepsioni: “Asnjë pyetje nuk do të lihet anash”./Telegrafi/