• |
ide | kryesore

Ja si e nis ditën Meti

Arkiva, Pikante
met.jpg



E hëna konsiderohet një ditë e lodhshme dhe zakonisht njerëzit e nisin atë plot përtesë. Kështu është në teori. Por ka nga ata që s’ka teori që i kap dhe e fillojnë plot entuziasëm e energji, siç i ndodh gazetarit të njohur të rubrikës sonë, Met Veliut. Çdo të hënë ai ndjek i palodhur ritualin e Ramës, që mbledh herët në mëngjes koordinatorët në PS. Ndaj zakonisht Meti e nis të hënën “duke pyetur kryeministrin”, siç e tregon vetë, pa qenë nevoja ta pyesin edhe atë siç bën ai me kreun e qeverisë. Ashtu si shumë akte të Metit, edhe përgjigjet që i jep atij kryeministri janë zakonisht objekt i kësaj rubrike. Por sot s’është e rëndësishme t’i përfshijmë. Lapsi.al