• |
ide | kryesore

Përse çiftet e lumtura kanë nevojë për tradhti

Arkiva, Stil
p-euml-rse-ccedil-iftet-e-lumtura-kan-euml-nevoj-euml-p-euml-r-tradhti_hd.jpg



Si është e mundur që dikush që është i lumtur në lidhje apo në jetën bashkëshortore ka nevojë për intimitet me një person tjetër? Përgjigjen e kemi…

Esther Perel, terapeute e çifteve, ka zbuluar 5 arsye për shkak të të cilave edhe çiftet më të lumtura ballafaqohen me tradhtinë, transmeton Telegrafi.

1. Tradhtia sot do të thotë shumë më tepër se më parë
Tradhtia ndodh atëherë kur ndonjë marrëdhënie tjetër bëhet shumë intensive dhe pa vetë aktin e seksit. Për dashuri fajin e ka fantazia jonë, jo ndonjë person tjetër, thotë Esther Perel.

2. Teknologjia tradhtinë e bën më të lehtë se kurrë më parë
Partnerin praktikisht mund ta tradhtoni edhe kur jeni të shtrirë pranë tij në krevat. Nuk është e thënë kurrë as ta prekni atë person, apo puthja të cilën e imagjinoni mund të kenë fuqinë e njëjtë si edhe kontakti vërtetë fizik.

3. Nevoja për siguri dhe nevoja për eksitim nuk janë të balancuara
Perel thotë që secili njeri ka dy nevoja themelore: nevojën për mbështetje dhe stabilitet dhe nevojën për aventurë dhe mister. Treguesi më i madh i stabilitetit dhe i sigurisë është rutina, gjë që shpejt mund të shndërrohet në shprehi dhe ta detyrojë partnerin që kënaqësinë ta kërkojë te një person tjetër.

4. Ata që tradhtojnë dëshirojnë të ndryshojnë veten, jo partnerët e vet
Tradhtia nuk ndodh për shkak që kërkojnë ndonjë person tjetër, por për shkak që kërkojnë version të ri për veten. Në shumë raste personi i cili tradhton nuk dëshiron të ndahet nga partneri, por që të lërë pas vete personin i cili vetë është sjellë në mënyrë hipokrite.

5. Dëshirojnë të ndihen që ende janë gjallë
Eksitimi për shkak të idesë që partneri nuk do të zbulojë tradhtinë, personin i cili tradhton e bën më të kujdesshëm, më të vëmendshëm dhe më të angazhuar, ndërkaq ajo ndjenjë mund të jetë e parezistueshme. Prandaj, Perel thekson që është shumë e rëndësishme që ajo ndjenjë mendjemprehtësie ekziston në marrëdhëniet e çifteve, dhe jo vetëm në dhomën e gjumit