• |
ide | kryesore

FOTO/ Zbulohet lidhja e Olta Gixharit me 23-vjeçarin. Dalin fotot e çiftit

Arkiva, Paparazzi
image-383.jpg



Është e bukur, seksi dhe pasionante, ndaj jeta e saj private nuk ka si të qëndrojë jashtë vëmendjes së mediave. Edhe pse nuk e ka pohuar historinë e re të dashurisë me një djalë 23-vjeçar nga Tirana, e vërteta na rezulton ndryshe.
 
“Panorama Plus” shkruan sot se Olta Gixhari po jeton lidhje stabël me 23-vjeçarin simpatik nga Tirana, i cili e ka shoqëruar në festën e “Albtelecom”, ku Olta ka qenë imazh i kompanisë.
 
Fotot janë shkrepur nga një person anonim poshtë zonës VIP të “Folie”, ku aktorja ndodhej e ulur në një kolltuk dhe mund të shihej qartë nga të gjithë klientët që kishin ardhur për të festuar party-n e titulluar “Sekreti i ëmbël”.
 
Edhe pse Olta është kujdesur të mos lërë përshtypjen se ishte çift me të dashurin Xhek, ka qenë dikush që i ka kapur afër njëri-tjetrit në një moment pas mesnate të festës. Sinjalin e parë të historisë së re të dashurisë Olta e dha para disa muajsh, nga fotot e bukura që postonte në rrjetet sociale.
Më vonë ishte vetë Xheku, që postoi në profilin e tij në Instagram foton e parë me aktoren, duke dekonspiruar kështu lidhjen. Po kush është djaloshi zeshkan, disa vite më i ri se Olta?
 
Ai quhet Xhek Nasufi, dhe flitet se është student në degën e Ekonomisë në një nga universitetet private në Tiranë. Nga stili i jetës që bën, thuhet se vjen nga familje e pasur. Nga fotot që poston me makina të shtrenjta, ai ekspozon jetën ekstravagante, ku bien në sy sidomos argëtimet e verës në plazhet e Jugut. 
Mes shokëve njihet si “peshkatari”, pasi është shumë i apasionuar pas peshkimit, varkave dhe motorëve të ujit. Ai ka qenë pranë Oltës edhe gjatë angazhimeve të saj në rolin e Natashës në shfaqjen e Çehovit “Tri Motrat” dhe spektaklin “Në një javë”. Ndërkaq, Olta mesa duket po përgatitet për të tjera projekte të rëndësishme, pasi dihet që është në kulmin e saj si artiste. Por edhe me dashurinë po i ecën mire, siç duket nga fotot./panorama plus
olta1
olta7
olta6
olta5
olta4
olta3
 
olta2