• |
ide | kryesore

Tek “Zjarr” paguhej 25 mijë lekë, “Playboy” i ofroi 30 mijë euro për trupin nudo

Arkiva, Paparazzi
enki bracaj.jpg



Enki Bracaj, 21 vjeçarja që guxoi të jepte lajme me gjoks gjysmë të  zbuluar në televizionin “Zjarr Tv”, tërhoqi dhe vëmendjen e drejtuesve  të revistës me famë botërore “Playboy”, të cilët i bënë ofertë për të  pozuar nudo në faqet e saj.

 Dhe pasi hoqi dorë nga puna në televizion për shkak të pagës së ulët mujore, Enki nisi negociatat për të lidhur kontratë  me revistën më të famshme botërore për pozat “hot”. E pyetur se ç’u bë me ofertën e shumëpërfolur që “Playboy” i bëri asaj, Enki u përgjigj: “Jo, nuk ramë dakord për pagesën dhe mënyrën e pozave që editorët e fotove kishin menduar për mua. Drejtuesit e revistës “Playboy” e vlerësuan trupin tim vetëm 30 mijë eruro, ndërkohë që kërkesat e mia ishin sa dyfishi i kësaj shume. Unë do kisha rënë dakord nëse ata do të më kishhin ofruar të paktën 70 mijë euro për të pozuar nudo për ta. Shuma që ata më ofruan ishte minimale krahasuar me përfitimet që ata kanë nga shitja e revistës, kështu që i binte të përfitonin para në kurrizin tim”. Pasi hoqi dorë nga puna në televizion, aktualisht Enki ka filluar punë si gazetare në një portal online, ku shkruan lajme nga bota e shoëbizz-it. Enki Bracaj, është ndër rastet e rralla në Shqipëri që fitoi famë të menjëhershme, pasi guxoi të jepte lajme duke ekspozuar gjoksin. Për këtë fakt studentja për Marrëdhënie Komunikimi me Publikun në një universitet në Tiranë, u bë personazh i shtypit botëror. Madje tabloidi “Daily mail” botoi një profil të plotë të saj, duke e cilësuar si shembullin e veçuar, se si një vajzë në Shqipëri gjen mënyrën më të guximshme për të prekur televizionin duke u zhveshur. Pavarësisht bujës që krijoi në publik, Enki dha dorëheqjen nga puna si spikere në “Zjarr TV” pas tre muajsh punë, pasi kuptoi se pagesa e ulët prej 25 mijë lekësh nuk e justifikonte sakrificën, që ajo bëri duke sfiduar mentalitetin shqiptar.