• |
ide | kryesore

5 Prilli i Mallkuar/ Vetëvrasja e Kurt Cobain dhe kuptimi i këngës së tij të fundit

Arkiva, Stil
maxresdefault.jpg



Ne 5 prill të 1994, Kurt Cobain vrau veten në shtëpinë e tij “171 Lake Washington Boulevard”, në Siatëll. Trupi i tij u gjet 3 ditë më pas nga Geri Smith, një elektriçist që kishte ardhur të montonte një sistem të ri alarmi.

Vdekja tragjike e Cobain, hapi një debat për domethënien e këngës së tij të fundit “All apologies” (Të gjitha faljet), kënga e fundit, e albumit të fundit të Nirvanave, “In utero”. Në tekst, Cobain këndon vargun: “Çfarë tjetër mund të shkruaj?/ Nuk e kam më këtë të drejtë”. Shumë e interpretojnë si një dorëzim përfundimtar të tij.

Për disa të tjerë, Cobain priste që mediat t’i kërkonin ndjesë për mënyrën si e kishin trajtuar. Për disa të tjerë mesazhi i këngës ishte një ndjesë për vajzën e tij Frances Bean. Të tjerë e kuptojnë këtë këngë, si ndjesë të Cobain ndaj gjithe botës, për atë që do të bënte një vit më pas, pra vetëvrasjen.

E qartë është që pas asaj që ndodhi, kënga ngjan gjithmonë e më shumë me një testament. Gjatë kohës që e këndonte në shfaqjen “Unnplugged” për MTV, Cobain e ndryshoi vargun e fundit. Nga “all in all, is all we are” (në fund të fundit, kjo është ajo që jemi) në “all alone, is all we are” (e gjithë vetmia jonë, është gjithë sa jemi)