• |
ide | kryesore

Elvanën dhe Florin nuk i lidh vetëm muzika

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Shpesh janë komentuar për një lidhje përtej profesionales, por të dy yjet e muzikës shqiptare, kurrë nuk kanë pranuar se mes tyre ka një raport intim. Herë Flori e herë Elvana, kanë thënë se janë si motër e vëlla, respektohen, duhen, por e vetmja gjë që i lidh, janë këngët që Flori krijon e Elvana këndon.

Megjithatë, duket se të dy na kanë gënjyer. Suplementet rozë të fundjavës zbuluan dokumentat e QKR-së ku Flori dhe Elvana figurojnë ortakë në biznesin e picave. “Po është e vërtetë”, u shpreh më vonë këngëtarja, duke shtuar se marrëdhënia e tyre është e komplikuar. Pra, përderisa dy artistët e kanë fshehur bashkëpunimin jashtë muzikës, dyshimet mbeten se ata ndoshta vazhdojnë mos tregohen të sinqertë, kur mohojnë lidhjen e dashurisë.