• |
ide | kryesore

Kush është personi që përndjek me fyerje e sharje Fiori Dardhën?

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Drejtuesja e emisionit “Fiks Fare” ka bërë publike mesazhet e pahijshme që një person anonim i ka dërguar në facebook.
Mesa kuptohet bëhet fjalë për një profil fals, i cili fillimisht hiqej si admirues i Fiorit dhe tashmë ka nisur ta shajë dhe ofendojë në çdo rast.

“Zot, na ruaj nga mendjet e semura! Ne fillim te behen fansa, me pas te dergojne kerkese per miqesi e te luten t’ua pranosh. Kur nuk e del e vetja, fillojne nje fushate denigruese ndaj teje.

Kjo tipja me kete profilin fals nuk le rast e vend pa komentuar e pa derdhur vrer per mua. E beri edhe sot ne statusin ku une uroja partnerin tim per pervjetorin tone (shihni komentin e fundit ne kolazh), sepse mesa duket Zoti e ka denuar te jetoje e vetme ne anonimitet, duke spiunuar, lakmuar e vjedhur jetet e tjereve.

Po ia bej dhurate keto rreshta, se per kaq vemendje vuan. Po i bej dhurate edhe shprehjen “Te qafsha mi SHEGE, sa gjynah je”! Rrjetet sociale jane vertet te frikshme!

Pas gjithe ketyre rasteve te perseritura, kete person nuk mund ta denoj me mosperfillje. Tashme me kete person do merret drejtesia!”, shkruan Fiori Dardha.