• |
ide | kryesore

Trump vs Clinton: Kush ka mbledhur dhe shpenzuar më shumë para

Arkiva, Planet
103477256-trumphillary2rr.530x298.jpg



Donald Trump deklaroi që në nisje të garës së tij se do të financonte fushatën me paratë e tij, në mënyrë që të mos t’i kishte borxh askujt, teksa Hillary bëri të kundërtën.

Dhe rezultatet shihen qartë.

Hillary Clinton ka mbledhur thuajse 4-fishin e Trump, plotë 204 milionë dollarë kundrejt 57 mln dollarëve të miliarderit njujorkez.

Deri tani Clinton ka shpenzuar 174 milionë nga këto para duke patur në dispozicione dhe 30 mln deri në fund të fushatës brenda partisë, ndërsa Trump nuk ka nevojë të shpenzojë më pasi është kandidati i vetëm në garë për Republikanët.

Clinton ka marrë gjithashtu edhe 84,8 mln dollarë nga korporatat, mbështetësit e saj të mëdhenj, ndërsa Trump ka marrë vetëm 3,2 mln dollarë.

Teksa në 7 qershor pritet zyrtarizimi i të dy kandidaturave, asaj demokrate dhe republikane, Clinton vijon të grumbullojë para në një garë që pritet të jetë e ashpër deri në momentin e fundit./tema