• |
ide | kryesore

Truproja shkruan libër/ Si u zbulua lidhja e fshehtë e Dianës. Thashethemi për atësinë e të birit

Arkiva, Paparazzi
diana_1470959669-9921916.jpg



Ish-truproja e Princeshës Diana ka treguar sesi familja mbretërore e sulmoi Dianën për një marrëdhënie sekrete me Xhejms Ljuis, duke hapur edhe zëra se Princ Herri ishte djali i tij.

Ken Uarf, ish-bodigardi dhe i besuari i Princeshës, zbuloi gjithashtu se Diana tentoi të vriste veten kur martesa e saj me Princin Çarls nisi të marrë tatëpjetën.

“E shkatërruar nga tradhtia e bashkëshortit të saj me Kamila Parkerin, princesha ishte gati për të nisur një marrëdhënie të sajën.

Hjuit, i cili ishte një flirtues i lindur, i kushtoi asaj vëmendje dhe përkujdesje dhe më pas edhe pasionin që ajo kërkonte.

Në fillim Diana refuzoi që të më pranonte se kishte lidhje me të, por kur e thoshte këtë skuqej.

Unë e siguroja se nuk kisha asnjë interes tjetër në pyetjet e mia përveç garantimit të sigurisë së saj. Por lajmet e përhapura se Herri ishte djali i tij, ishin të pavërteta.

Sa herë e diskutoja me Dianën këtë gjë, ajo shpërthente në lot.

Ajo duronte gjithë baltën dhe presionin që shkaktonte familja mbretërore tek ajo, por kurrsesi këtë thasheshem, i cili e shkatërroi.

Ajo zemërohej shumë kur dëgjonte të flitej për të”, shkruan truproja në autobiografinë e tij të fundit, 19 vite pas vdekjes tragjike të princeshës në aksidentin fatal në Paris.