• |
ide | kryesore

“Ti je ende Lori nga Lapraka” (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
lori-nerva.jpg



Lori Hoxha ndodhet në SHBA dhe nuk harron të na përditësojë me foto e video nga pushimet e saj. Ajo ka shpërndarë një foto në SnapChat të bisedës me motrën e saj të vogël, Redian, e cila i ka shkruar: “Ur still Lori from Laprak/Ti je akoma Lori nga Lapraka”. Kjo është një nga shprehjet më të famshme të Jennifer Lopez, “I’m still Jenny from the block/Jam akoma Jenny nga blloku” dhe që është përshtatur me humor nga motra e vogël e Lorit.

Sigurisht, Lori e ka trajtuar mesazhin e së motrës përsëri me humor, duke shkruar përbri fotos: “Redia e di shumë mirë çfarë ndodh rreth e rrotull”. Ky mesazh i Redias vjen pas postimeve të Lorit nëpër vende të ndryshme në SHBA, si Nevada, California, New York, si dhe pas fotove e videove në koncertin e Jennifer Lopez në Las Vegas./mapo/