• |
ide | kryesore

Rinohet 10 vjet Monika Kryemadhi, çfarë ndërhyrjesh ka kryer?

Arkiva, Paparazzi
monika 1.jpg



Rinia e saj nuk është vënë ndonjëherë në pikëpyetje pasi vetë mosha e zonjës së parë të LSI-së, e për më tepër, energjia që shfaq gjatë aktiviteteve, duket se nuk të lënë vend për diskutime. Megjithatë, pjesëmarrja e Monika Kryemadhit në dasmën e bujshme të fundjavës së shkuar, ka tërhequr vëmendjen e “Class”, revista që i ka bërë një “skaner” stilit të ndryshuar tashmë të bashkëshortes së kryetarit Ilir Meta.

Në shkrimin që pasurohet me disa paraqitje publike të Monika Kryemadhit në vite, evidentohet “një transformim shumë elegant i pamjes së saj. Prej kohësh, kanë nisur të vihen re këto ndryshime. Ka humbur peshë, ka përshtatur një stil më të ëmbël dhe class veshjesh dhe ka ndryshuar modelin e flokëve, madje edhe të syzeve optike.” – shkruan revista e Alketa Vejsiut.

Por, jo vetëm kaq! Monika Kryemadhi, “ka bërë dhe një korrigjim të vogël dentar duke i dhënë portretit të saj një pamje shumë të freskët. Model i pangarkuar flokësh dhe grim i pastër, buzëqeshje perfekte dhe një imazh  më rinor sesa ai i dhjetë viteve më parë!” – komenton revista, e cila veç ndërhyrjes përcakton dhe moshën e deputetes.

Me sa duket, pas transformimit të Ilir Metës, ndryshimi i Monikës, ishte thjesht çështje kohe.