• |
ide | kryesore

Kryeredaktori shkarkohet me një fjalë goje, Mentor Kikia: “Do investigoj”

I pakategorizuar
IMG_6538.JPG

Lajmi i shkarkimit nga detyra të kryeredaktorit të lajmeve në Top Channel me sa duket është i vërtetë. Vetë Mentor Kikia, i pyetur nga Express thotë se ende nuk ka një komunikim zyrtar nga kompania por lajmi për largimin e tij është dhënë gojarisht nga drejtori i informacionit në mbledhjen e mëngjesit.
“Mua me shkrim nuk më është komunikuar asgjë, sepse unë kam një kontratë me kompaninë. Ka pasur një komunikim formal me gojë nga drejtori i informacionit në mbledhje që Mentori nuk do të jetë më kryeredaktor i lajmeve edicionit të drekës që unë mbuloja pa dhënë arsye. Nëqoftëse kompania do më komunikojë një vendim zyrtar unë do ndjek rrugët e mia zyrtare, kontratën e punës unë e kam me kompaninë, nuk e kam me drejtorin e informacionit. Sa për aludimin që është për arsye të replikës me Anika Doklen nuk besoj që është e vërtetë. Ai ishte një komunikim mes një qytetari dhe një mjekeje të cilën e akuzova publikisht në një aferë në të cilën isha dëshmitar okular. Mund të ketë një arsye tjetër të cilën unë do ta investigoj dhe pastaj në një moment të caktuar do të flas edhe vet. Por ende pres një komunikim zyrtar nga kompania, nuk do të flas mbi bazë dyshimesh tani për tani, në momentin që do ta bëjnë zyrtare do të jap edhe unë versionin tim.”

Gazetari dhe kryeredaktori Mentor Kikia është një nga emrat më të vjetër në departamentin e informacionit në Top Channel.

Kryeredaktori shkarkohet me një fjalë goje, Mentor Kikia: “Do investigoj”

Arkiva, Paparazzi