• |
ide | kryesore

E mbani mend Vjollca Vokshin, ish-spikerja e TVSH rikthehet në Tiranë

Arkiva, Paparazzi
1111.jpg



Po të kërkosh në google, asnjë imazh i saj në kohën kur ishte spikerja kryesore e lajmeve në TVSH nuk të del. Por si emër, Vjollca Vokshi (djathtas lart) është padyshim një nga ato personazhe të ekranit, që nuk të hiqen kollaj nga memoria.

Ish figura e njohur e viteve ’90-të është rikthyer për një vizitë në Tiranë. Pakkush mund ta di se ish-gazetarja është motra e deputetes së Partisë Demokratike Albana Vokshi. Ky duket të jetë dhe shpjegimi se pse Vjollca Vokshi gjendet nën shoqërinë e grave demokrate.

Vjollca Vokshi jeton në Venezuelë me bashkëshortin e saj italian dhe e ka mbajtur krejtësisht larg medias, jetën e saj personale.