• |
ide | kryesore

Të gjithë mendojnë se paraloja fillon nën çarçafë, por në të vërtetë fillon në kuzhinë…

Arkiva, Stil
Stocksy_txp2fc208bcLgC100_Medium_964702-780x439.jpg



Shpeshherë mendojmë se paraloja është diçka që ndodh posa të futeni në dhomën e gjumit, megjithatë një studim i ri tregon se mundësitë janë të mëdha që fillon në kuzhinë.

Kur Eat24 kishte anketuar 2,000 amerikanë, ata kishin zbuluar se më shumë se gjysma e tyre fillojnë ta nreqin disponimin një apo dy orë para aktit seksual.

Dhe, pavarësisht mitit të përhapur se çokollata dhe vera e kuqe janë afrodiziakët më të mëdhenj, duket se amerikanët preferojnë ta rregullojnë disponimin me pica, akullore, pasta, patate të fërguara, hamburgerë etj., para seksit. Ndoshta për shkak se kaloritë e fituara nga këto ushqime do t’i djegin më vonë?

Përveç ushqimit, anketimi i kishte pyetur amerikanët edhe për këngët që preferojnë t’i dëgjojnë kur gjërat nxehen, dhe kënga “My Heart Will Go On” nga Celine Dion kishte kryesuar në këtë listë.