• |
ide | kryesore

Murinjo, ditët e mia në Manchester një katastrofë

Arkiva, Sport
mou_1477469129-4187675.jpg



Strategut portugez, Jose Mourinho nuk po i ecën mirë në jetën private dhe me skuadrën e Manchester Unitedit, drejtimin e së cilës e mori gjatë verës.

Që nga arritja në Manchester, “Special One” është duke jetuar në hotel dhe larg familjes.

Ai ka pranuar se jeta në hotel dhe larg gruas e fëmijëve është një katastrofë për të.

“Për mua çdo gjë që është katastrofë, sepse nganjëherë unë dua të eci dhe nuk mund ta bëj këtë.

“Fëmijët e mi janë në Universitetin e Londrës. Ata janë në një moshë që nuk mund të vijnë me mua kudo si më parë. Pra, kjo është hera e parë që familja është duke jetuar në një mënyrë të ndryshme, dhe të shoh si do të përballen me këtë situatë “, ka theksuar ai.