• |
ide | kryesore

Nëse keni këto shenja, jeni të infektuar me HIV

Arkiva, Stil
sida.jpg



HIV-i është një infeksion seksualisht i transmetueshëm që mund të qëndrojë i fjetur dhe asimptomatik për një kohë relativisht të gjatë, ose mund të ndodhë e kundërta.
 
Ky është një infeksion i pashërueshëm, por nëse kapet në kohë ju mund të parandaloni komplikacionet që shkakton sëmundja.
 
Ja cilat janë disa nga simptomat që shfaq virusi HIV:
 
Ethe: zakonisht pacientët e infektuar nga HIV-i kanë ethe dhe temperaturë të lartë që iu zgjat disa ditë ose javë.
 
Lodhje e vazhdueshme: virusi HIV sulmon sistemin imunitar dhe mungesa e energjisë, lodhja e vazhdueshme, janë 2 nga simptomat më të zakonshme të kësaj sëmundjeje.
 
Dhimbje muskujsh;
 
Dhimbje koke dhe fyti;
 
Skuqje në lëkurë;
 
Rënie në peshë në mënyrë të pakuptueshme;
 
Kollë e thatë;
 
Djersitje e vazhdueshme, pavarësisht aktivitetit që kryeni;
 
Vështirësi në përqëndrim;
 
Ju duhet të bëni patjetër analizat specifike të HIV AIDS nëse dyshoni se jeni prekur nga kjo sëmundje. 
/My Natural Way of Life/