• |
ide | kryesore

Irani nuk përmbahet ndaj SHBA-së, del haptazi kundër saj  

Arkiva, Planet
obama_rouhani_ap_328.jpg



Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka thënë sot në Teheran se vendi i tij kundërshton prezencën e SHBA-së në bisedimet për paqen në Siri.

“Ne s’i kemi ftuar ata, dhe jemi kundër prezencës së tyre,” ka thënë Zarif, raporton agjencia e lajmeve e Iranit “Tasnim”.

Përpjekjet e vitit të kaluar të SHBA-së dështuan për të sjellë paqe në Siri, dhe për rrjedhojë SHBA-të nuk janë ftuar nga Irani në bisedimet diplomatike të fundit rreth konfliktit në Siri.

Ky reagim ka ardhur pas pas vendimit të Rusisë dhe Turqisë për ta ftuar Uashingtoni.

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka thënë në një konferencë për mediat sot se: “Irani, Rusia dhe Turqia ia kanë dalë ta arrijnë vendosjen e një armëpushimi në Siri, e kjo tregon se këto fuqi kanë ndikim”.

Bisedimet e ardhshme për paqe në Siri, do të mbahen në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, javën e ardhshme.