• |
ide | kryesore

Madonna, mama me 2 binjake!(Foto)

Arkiva, Paparazzi
Madona.jpg



Adoptimi i fëmijëve apo binjakët janë tashmë ndodhi normale në familjet e aktorëve dhe këngëtarëve amerikanë.

Vetëm pak ditë më parë, i gjithë globi “festoi” shtatzëninë me binjakë të Beyonce-s, që, siç zbuloi i ati më pas, doli që ishte produkt i një fertilizimi. Angelina Jolie, është gjithashtu nënë binjakësh dhe tre fëmijësh të adoptuar, që bashkë me vajzën e madhe natyrale, formojnë një familje me gjashtë fëmijë. Ashtu si Madonna, tashmë edhe ajo do të jetë një mama e vetme. Madonna ka dy fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme dhe dy të tjerë të adoptuar në Malaë. Esther dhe Stella Mwale, katër vjeçe do i bashkohen familjes së madhe të këngëtares 58-vjeçare.