• |
ide | kryesore

Super mami i Almedës, më e mirë e ëma se e e bija!(Foto)

Arkiva, Paparazzi
PBAYt020.jpg



Nëse një djalë do të jetë i bindur që vajza me të cilën do të martohet do të ruajë bukurinë dhe pamjen tërheqëse, sipas një shprehjeje paksa maskiliste, mjafton të shohë të ëmën e saj. Dhe Tolgahani ka provën më të fuqishme që do të jetë kështu.

 

 

Aktori turk dhe modelja shqiptare, Almeda Abazi, do të martohen më 13 shkurt, në Los Angeles. Një histori shumë e bukur dashurie, e mediatizuar për shkak të dy personave të përfshirë në të, që tashmë ofron pjesën e saj kulmore, dasmën. Dhe ndërsa jemi vetëm pak ditë larg festës, po sjellim para jush “garancinë” e dhëndrit turk që vajza me të cilën po martohet e ka bukurinë në gjen.

 

 

Shihni këtë foto të Almedës me të motrën dhe të ëmën dhe do bëheni konfuzë sesi ka mundësi që mamaja e këtyre dy vajzave të rritura të jetë kaq e bukur dhe e re.

Megjithatë jemi të sigurt që në një martesë nuk ka rëndësi vetëm pamja dhe Tolgahan ka gjetur te Almeda shumë cilësi të bukura, të ushqyera në vite, në familjen e saj shqiptare.