• |
ide | kryesore

Përse kirurgët veshin uniformë ngjyrë të gjelbër

Arkiva, Stil
doc.jpg



A keni menduar ndonjëherë pse mjekët veshin rroba ngjyrë jeshile ose blu në sallën e operacionit, por kurrë nuk i veshin të bardhat? Kjo gjë ndonëse në dukje e parëndësishme rezulton se mund të përcaktojë suksesin e një operacioni kirurgjik, transmeton Arbresh.info.

Fillimisht  të gjithë stafi mjekësor kishin veshur rroba të bardha, deri sa një ditë në vitin 1914, një mjek me ndikim dha këtë uniformë tradicionale  pra  një të gjelbër, dhe një blu.

Problemi është se ngjyra e bardhë e papërlyer mund të verbojë kirurgët për disa momente në qoftë se ata të zhvendosin shikimin e tyre nga ngjyra e errët e gjakut në uniformat e kolegëve të tyre.

I njëjti efekt ndodh kur ju së pari dilni jashtë në dimër dhe shihni rrezet e diellit ku reflektohen në borë.
Por kjo ende nuk i përgjigjet pyetjes se pse një kirurg ka veshje blu apo të gjelbërt?

Fakti është se e gjelbra dhe blu-ja janë e kundërta e kuqe në spektrin e dritës vizuale, dhe gjatë një operacioni një kirurg është pothuajse gjithmonë i përqëndruar në ngjyrë të kuqe.

Për shkak të kësaj ngjyrat e gjelbër dhe blu të rrobave të tyre jo vetëm që ndihmojnë për të përmirësuar mprehtësin vizuale të kirurgëve por edhe t’i bëjnë ata më të ndjeshëm ndaj hijeve të ndryshme të kuqe. Rrjedhimisht ajo i ndihmon ata t’i kushtojnë vëmendje më të madhe nuancave të anatomisë njerëzore e cila në mënyrë të konsiderueshme zvogëlon gjasat që ata do të bëjnë një gabim gjatë një operacioni.