• |
ide | kryesore

Prapaskenat e Sanremo/ Juria e ekspertëve i dha vendin e parë Ermal Metës (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
1d7fb426-9ab2-4cd4-a6ee-f07b8cd0243c.jpg



Festivalet kanë gjithmonë prapaskenat e tyre. Jo vetëm për spektaklin që shihet në skenë sesa për fituesit e tyre. Jashtë këtij rregulli nuk del asnjë festival prestigjioz siç është festivali i Sanremos. Shqiptarët u ndienë krenarë kur panë në skenën e Ariston një patriot të tyre që quhet Ermal Meta. Një vit më parë ai ishte pjesë e kategorisë së të rinjve me këngën “Odio le favole” (I urrej përrallat) ndërsa këtë vit shqiptari u bë pjesë e kategorisë BIG me një baladë të quajtur “Vietato morire” (E ndaluar të vdesësh). Një baladë kundër dhunës në familje dhe bulizmit që u prit mjaft mirë nga publiku italian.

Të hënën në mbrëmje në emisionin “Porta e porta” në Rai1 dolën detaje mjaft interesante nga prapaskenat e Festivalit të Sanremos. Aty u zbulua publikisht vota e jurisë së ekspertëve ku bënin pjesë emra të mëdhenj të muzikës dhe të artit italian si Giorgio Moroder (president), Andrea Morricone, Giorgia Surina, Greta Menchi, Paolo Genovese, Rita Pavone dhe Violante Placido.      

Juria e ekspertëve i kishte dhënë vendin e parë shqiptarit Ermal Meta me 43.75% të pikëve. Në vend të dytë ishte Francesco Gabbani me “Occidentali’s Karma” me 29.17% të pikëve, por që në fund u shpall fitues. Juria e ekspertëve kishte vetëm 30% të peshës në renditjen përfundimtare. 30% e kishte opinioni nëpërmjet një sondazhi dhe 40% të peshës televotimi. Lapsi.al sjell më poshtë tabelën se si u përcaktua çmimi i parë.

Ajo që nxiti debate të shumta në studion e “Porta a porta”, por edhe në opinionin publik italian ishte pesha e vogël që i ishte lënë jurisë së ekspertëve. Nuk mbeti jashtë vëmendjes edhe mbetja jashtë natës finale e dy emrave të rëndësishëm të muzikës italiane si Albano Carrisi dhe Gigi D’Alesio që u vlerësuan me 0% të votave nga juria e ekspertëve. /lapsi.al.