• |
ide | kryesore

Zbulohen detaje nga dasma e Turjan Hyskës dhe Orinda Hutës (Video)

Arkiva, Paparazzi
turi.JPG



I ftuari i rradhës “Tek Unë” ka qënë Turjan Hyska ku më shumë ka folur për detajet e dasmës. Ai ka zbuluar ditën kur do të martohen dhe planet që kanë në çift. 

Turi dhe Orinda do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në një ditë të veçantë më 7.07.2017. 

“Do jetë një ceremoni e stilit country, në natyrë, pranë një lumi, në një vend me shumë pemë. Do kemi rreth 300 të ftuar, miq dhe familjarë dhe unë dua që më shumë sesa dasmë të jetë një festë e gëzueshme”, është shprehur ai.

Pasi rrëfeu stresin që po kalon e fejuara Orinda Huta, moderatori tregoi edhe dëshirën e madhe për të pasur tre deri në katër fëmijë. Gjë e cila tregon se ato nuk janë aspak një çift i koheve moderne.

Mbi të gjitha ai ka disa dëshira në lidhje me ngjashërinë e fëmijës “I pari duhet t’i ngjajë Orindës, nga sytë sidomos por edhe nga forma e kokës, sepse unë nuk kam kokë të bukur, kurse Orinda po”.

Mos ndoshta Turi mendon t’i bëjë fëmijët me dorë e të zgjedhë tiparet më të bukura të të dyve? 

Gjithsesi i urojmë jetë të lumtur.