• |
ide | kryesore

Azerbajxhan/ Presidenti emëron zv.Presidente bashkëshorten e tij 

Arkiva, Planet
azeri.jpg



Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka emëruar bashkëshorten e tij, Mehriban Aliyeva, zëvendës president të parë të vendit.

Urdhëri presidencial për këtë emërim të shumëpërfolur është postuar sot në ëebsajtin e Presidencës së Azerbajxhanit.

Alyiev është President i Azerbajxhanit që nga tetori i vitit 2003, kur e trashëgoi këtë post nga babai i tij i sëmurë, Heydar Aliyev, i cili e ka sunduar këtë vend me dorë te hekurt që nga viti 1993.

Vetëm dy muaj pasi emëroi të birin president, Heydar Aliyev vdiq.

Ilham Aliyev është akuzuar shpesh nga grupet për të drejtat e njeriut dhe qeveritë perëndimore, për persekutim të politikanëve opozitarë, gazetarëve dhe mborjtësve të të drejtave të njeriut.