• |
ide | kryesore

Mediat sociale shtojnë vetminë dhe ndjenjën e zilisë e të përjashtimit (Video)

Arkiva, Stil
social media.jpg



Mediat sociale si Twitter, Facebook apo Pinterest po i bëjnë njerëzit të ndihen të vetmuar, sipas disa psikologëve amerikanë.

Një studim i tyre tregon se nëse qëndroni më shumë se dy orë në ditë në këto media rreziku që një person të përballet me një izolim shoqëror dyfishtohet.

Studimi tregon gjithashtu se vëzhgimi i jetës së të tjerëve mund të shkaktojë ndjenjën e zilisë.

Të rrezikuar jatë edhe ata që përdorin Instagram, Snapchat dhe Tumblr.

“Nuk e dimë ende se kush erdhi i pari – përdorimi i mediave sociale, apo izolimi i perceptuar social”, thotë bashkëautorja e studimit Elizabeth Miller, profesore e pediatrisë në Universitetin e Pitsburgut.

“Është e mundur që të rinjtë, të cilët fillimisht ndiheshin të izoluar nga shoqëria, u dhanë pas mediave sociale. Ose ajo mund të jetë që përdorimi i shumtë i mediave sociale i bëri ata që të izolohen nga bota e vërtetë”.

Teoritë në raport sugjerojnë se, sa më shumë kohë një person shpenzon në internet, aq më pak shpenzon në ndërveprimin me botën reale.

Përdorimi i medias sociale mund të nxisë ndjenjat e përjashtimit, si për shembull duke parë fotografitë e miqve që kanë qenë në një festë ku ju nuk keni qenë i ftuar.

Ekipi mori në pyetje pothuajse 2.000 të rritur të moshës 19 – 32 vjeç.

Profesor Brian Primack, nga Universiteti i Mjekësisë në Pittsburgh thotë: “Kjo është një çështje e rëndësishme për t’u studiuar, sepse problemet e shëndetit mendor dhe izolimi social janë në nivele epidemike në mesin e të rinjve.

“Ne jemi në thelb krijesa sociale, por jeta moderne tenton të na ndajë vend që të na bashkojë.

“Mund të duket se media sociale paraqet mundësi për të mbushur atë boshllëk social, por unë mendoj se ky studim sugjeron se kjo nuk mund të jetë zgjidhja që njerëzit shpresojnë”. /BBC – Përgatiti Lapsi.al