• |
ide | kryesore

Aktorja italiane flet për partneren e saj!(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
Eva-Grimaldi.jpg



Eva Grimaldi dhe partnerja e saj, Imma Battaglia, dolën për herë të parë si çift në të përjavshmen “Chi”.

Aktorja e famshme edhe në Shqipëri, si protagoniste e shumë filmave e serialeve si: “Il Bello delle Donne” dhe aktivistja politike e angazhuar për mbrojtjen e të drejtave të homoseksualëve, dolën hapur kur ishin banore në “Ishullin e të Famshmëve” (L’isola dei famosi). Imma hyri pikërisht për të qenë pranë Evës.

“Është e mrekullueshme të kesh një marrëdhënie kaq të bukur, kaq të hapur. I kam bërë të gjitha vetë, kisha nevojë për dikë që të më kuptonte. Kisha kërkuar shumë. Nuk ishte e thjeshtë për mua që jam rritur në një kohë kur gjithçka kishte të bënte me dukjen e jo me atë që je. Imma më shpëtoi. Më mësoi të jem krenare për dobësitë e mia, për frikërat e mia. Dashuria që ndiejmë për njëra-tjetrën është e bukur, e qetë, e sinqertë, shumë e fortë, shumë solide.”