• |
ide | kryesore

Modelja australiane,pas abortit sërish shtatzanë(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
megan-gale-cancer.jpg



Megan Gale, modelja australiane që vodhi zemrat e shqiptarëve në fillim të viteve 2000, falë pjesëmarrjes në disa filma italianë, është në pritje të ëmbël për të dytën herë. 

Kjo e re e bukur vjen pas një periudhe dramatike në jetën e Gale. Rreth një vit më parë ajo pësoi një abort, ngjarje që e ka trishtuar shumë, siç tha ajo në një intervistë pak muaj më parë. Modelja e famshme dhe i dashuri i saj, sportisti Shaun Hampson, kanë një djalë 3-vjeçar së bashku, i cili quhet River.