• |
ide | kryesore

Mihrije Braha: Nuk do ja fal kurrë tradhëtinë (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
miki3_1455485752-7174035.jpg



Një nga të ftuarat e mbrëmjes së djeshme në “Top Show Magazine” në Top Channel, ka qenë këngëtarja nga Prishtina, Mihrije Braha.

Pas një shkëputje nga bota e muzikës, ajo është rikthyer për të promovuar klipin e saj të ri. Por ndër të tjera, një nga opinionistët e programit, Ervi Kurti ka insistuar të dijë se ç’mendon ajo përsa i përket tradhtisë në çift. Dhe se si do të reagonte nëse një ditë do të përballej me një situatë të tillë. E vendosur në përgjigjen e saj, Mihrija është shprehur se nuk do ta falte, në asnjë mënyrë.

“Edhe pas 50 vitesh po ta mësoja, nuk do e falja.”-thotë këngëtarja. Drastike në deklaratën e saj, komentet pasuese kanë shkaktuar të qeshura në studio. E martuar prej më shumë se 20 vitesh me këngëtarin Naim Abazi, dyshja e artistëve ka mundur ta mbajë gjallë dashurinë dhe romancën, ndoshta pikërisht prej parimeve të palëkundura të këngëtares.