• |
ide | kryesore

Burg për menaxherin e Alanis Morissette, i mori paratë(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
0e0fba507d8d2f947b32998da55f9686_L.jpg



Një menaxher biznesi është dënuar me 6 vite në një burg federal pasi i vodhi më shumë se 7 milionë dollarë yllit të hitit “Jagged Little Pill”.

Jonathan Schëartz, 47 vjeçar, qau dhe kërkoi falje gjatë seancës dëgjimore duke thënë se merrte përgjegjësi të plotë për veprimet e tij dhe se do të kishte një jetë plot turp vetëm për shkak të saj. Ai mund të vuante më shumë se 20 vite në burg pasi u shpall fajtor për mashtrim dhe krime me taksat, por gjyqtarja vendosi që të lehtësojë dorën me të duke sugjeruar një dënim prej “vetëm” 5 deri në 6 vjetësh. Në sallën e gjyqit ishte e pranishme dhe Morissette e cila rrëfeu gjithçka ndodhi, duke treguar se nëse vjedhjet do të vazhdonin, ajo do të shpallte falimentimin brenda 3 viteve.