• |
ide | kryesore

PROFIL/ Kush ishte kampioni Nicky Hayden që u nda nga jeta (VIDEO)

Arkiva, Sport
motogp-japanese-gp-2013-nicky-hayden-ducati-team.jpg



Niky Hayden nuk ja doli, thyerjet e shumta që pësoi në aksidentin e 5 ditëve më parë i shkaktuan vdekjen në spitalin Bufalini në Cesena, në moshën 35 vjeçare. Kampion bote në MotoGP në 2006, këtë sezon ai garonte në SBK dhe në Itali kishte qëndruar pas garës së zhvilluar në Imola.

Sporti ndahet kështu nga një kampion. Nicholas Patrick Hayden lindi në 30 Korrik 1981 dhe u largua në të njëjtën mënyrë si kolegu i tij ciklist, Michele Scarponi, pas një aksidenti mbi bicikletë, ku policia italiane shpjegoi se gjithçka erdhi pas një gabimi të amerikanit që nuk respektoi tabelën “Stop”.

I mbiquajtur Kentucky Kid, ai ishte në Hall of Fame pas titullit që fitoi në 2006 në bordin e Honda’s duke lënë pas Vale Rossi’n. Ndërsa nga 2009 deri në 2013 pilotoi një Ducati, gjithmonë në MotoGp. Ai ishte i treti ndër 5 fëmijë në familjen e tij, ku edhe dy vëllezërit janë pilotë profesionistë.

I respektuar nga kolegët dhe i dashur nga tifozët, sidomos femrat, Nicky ishte një pilot i dedikuar maksimalisht në sportin e tij. Por krahasuar me pilotët e tjerë, shumë më pak mediatik. Zgjedhje e një njeriu që në kohën e lirë praktikonte motocross, ping pong dhe basketboll.

Në MotoGp debutoi në 2003 me Repsol Honda’n, vendosi 7 pole position, u ngjit 28 herë në pod dhe fitoi 3 nga 218 garat e zhvilluara për një total prej 1.698 pikësh dhe 1 titull kampion Bote. Në SBK, garonte në sezonin e 3 dhe të 2 rradhazi pas paraqitjes së parë në 2002.