• |
ide | kryesore

Çifti filmon live vdekjen e tyre, shokon njerëzit (FOTO)

Arkiva, Planet
4148884B00000578-4588740-Police_believe_this_video_which_has_been_viewed_more_than_100_00-m-5_1497020462901-350x259.jpg



Dy të rinj rreth të 20-ave kanë shokuar opinionin publik në Finlandë pasi kanë filmuar veten e tyre teksa vdesin.

Fillimisht ata kanë postuar një video ku duket teksa pijnë alkool dhe tymosin hashash. Më pas mësohet se ata kanë hipur në makinë dhe filmonin veten teksa udhëtonin me një shpejtësi jashtë normave të lejuara. Në video dëgjohen të bërrtiturat dhe të qeshurat e tyre dhe në fund përplasja fatale. Pas verifikimit të poclicisë, makina është gjetur mëngjesin e djeshëm totalisht e shkatërruar dhe çifti është gjetur i pajetë. Pak përpara përplasjes fatale, vajza ka kthyer kamerën drejt vetes dhe më pas është shkëputur ku mendohet të jetë edhe momenti kur ka ndodhur aksidenti. Ata kanë udhëtuar me një shpejtësi 100 km/h në një zonë ku lejohej vetëm 50 km/h.