• |
ide | kryesore

Bllofi gjenial i kamikazëve në sulmin në Londër

Arkiva, Planet
pri_423947951-400x159.jpg



Tre atentatorët e sulmit terrorist të 3 qershorit në Londër, nuk mbanin rripa shpërthyes që supozohet të shkaktojnë sulme të rënda kamikaze, por shishe plastike të mbështjella me ngjitës.

Ishte policia britanike ajo që shpërndau fotot e këtyre rripave. 

Qëllimi i tre kamikazëve, Khuram Butt, Rachid Redouane dhe Youssef Zaghba, ishte që të shpërndanin panik mes turmës. 

 

Sipas hetuesve britanikë, tre kamikazët kanë pasur në plan edhe të merrnin peng njerëz dhe në mënyrë që policia mos t’i qëllonte, kanë vendosur këta rripa të mbushur me “eksploziv”, shkruan Telegraph.

“Në vendin tonë nuk nuk kemi parë kurrë diçka të tillë, këto teknika mashtruese për të hapur panik mes njerëzve. Kushdo që i pa mbrëmjen e 3 qershorit ka menduar se ishte rrita të vërtetë shpërthyes dhe janë terrorizuar”- deklaroi shefi i Anti-terrorit në Scotland Yard, Dean Haydon.  

3 atentatorët që u qëlluan për vdekje nga policia e kryen sulmin në dy vende, në London Bridge dhe Borough Market, e për pasojë mbetën të vdekur 8 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. /LAPSI.AL/