• |
ide | kryesore

Sonte starton Premierliga me një superndeshje (kalendari)

Arkiva, Sport
sss.png



Premierliga angleze sonte do të kthehet në fushë me ndeshjen ndërmjet Arsenalit dhe Leicester Cityt. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Londër, ndërmjet Arsenalit të Granit Xhakës dhe Leicester Cityt në ora 20:45. Për këtë takim trajneri Arsene Wenger ka disa mungesa të mëdha, si në mbrojtje, ashtu edhe në mesfushë dhe sulm. Bëhet fjalë për Kocielny, Mustafi, Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez. Por, nga fillimi në këtë takim pritet të luajë Granit Xhaka, i cili është i padiskutueshëm në formacionin e parë të Wenger.

Sonte do të jetë vetëm kjo ndeshje, ndërsa nesër (e shtunë) kampioni aktual Chelsea do të pres Burnley, Liverpool do t’i shkojë Watfordit, ndërsa MAnchester City do të udhëtojë drejt Brightonit.

Të dielën, Manchester United do të ketë përballje shumë të vështirë ndaj West Hamit në Old Trafford.