• |
ide | kryesore

Alarmohen shërbimet sekrete/ ISIS po planifikon sulme të tjera të mëdha

Arkiva, Planet
Screen Shot 2017-08-23 at 9.17.22 PM.png



“Daily Mail” shkruan se shërbimet e inteligjencës janë në alarm, pasi ekziston frika se ISIS po planifikon të sulmojë kishat në Europë.

Dyshimin e shërbimeve të inteligjencës e përforcon numri i fundit të revistës së grupit ekstremist, “Rumiyah”, ku shfaqet një pamje e katedreles së Drezdenit, në Gjermani.

Katedralja e Këlnit, konfirmon “Daily Mail”, është izoluar me blloqe betoni.

Ndërsa shefi i policisë së Drezdenit konfirmon se ka marrë nga “007-at” vendase dosjen për kërcënimin e ISIS.