• |
ide | kryesore

Grida Duma tregon përplasjen me Berishën në grupin e PD-së

I pakategorizuar
sali-berisha-grida-duma-e1488882826399.jpg



Deputetja e PD-së Grida Duma që së fundmi ka marrë detyrën e zëdhënëses së grupit parlamentar ka komentuar çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura pas rrjedhjes së votave në favor të Gramoz Ruçit. Pas votimit ajo tha se bëhej fjalë për një “manipulim”, qëndrim të cilin e ka mbajtur edhe në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në Neës24.

“Unë besoj që vetë termi e thotë. Një grupim politik ka qëndrimin e vet. Unë kam thënë “manipulim”. Në momentin e parë pasi përballesh me një gjë që nuk ishte e ditur është termi “manipulim” më pranueshme.

A ishte blerje? Grupi një ditë më pas mori një vendim që nëse ka qenë blerje është një akt i dënueshëm. Ka pasur një mbledhje të grupit para votimit. Ka pasur qëndrime pas votimit.

A fola me Bashën? Kjo është një çështje tërësish e brendshme” – tha Duma. E pyetur për përplasjen me ish-kryeministrin Berisha që e cilësoi të papranueshme deklaratën e Dumës për “manipulim” pa u mbledhur grupi parlamentar.

“Nuk duhet t’i japim kësaj çështjeje tiparin e një gjyqi siç po bëni ju në këto momente. Unë mendoj se debatet e brendshme të PD janë të PD” – iu shmang ajo përgjigjes së drejtpërdrejtë./lapsi.al/