• |
ide | kryesore

Vazhdojnë kërcënimet me bombë në Rusi, evakuohen qindra persona

Arkiva, Planet
moscow .jpg



Mediat ruse njoftojnë se autoritetet kanë evakuuar disa shkolla, qendra tregtare dhe stacione trenash, pasi në Moskë janë bërë sërish një numër i madh telefonatash që përcjellin kërcënime për sulme me bombë.

Sipas autoriteteve ruse, mbi 600 veta janë nxjerrë nga tetë godina në Moskë, por deri tani nuk është gjetur asnjë bombë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se kërcënimet janë “terrorizëm me telefon” dhe se, “të gjitha masat e nevojshme janë marrë” për të gjetur autorët e rrëmujës.