• |
ide | kryesore

NATO kundër ndërhyrjes ushtarake në Korenë e Veriut

Arkiva, Planet



Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolteberg u shpreh sot kundër një ndërhyrje ushtarake në Korenë e Veriut. Sipas tij, një ndërhyrje e tillë do të kishte pasoja shkatërruese.

Në një intervistë në selinë e Aleancës në Bruksel, i pyetur për retorikën luftarake të përdorur nga presidenti amerikan, Donald Trump, Jens Stoltenberg u shpreh se SHBA-të kanë të drejtë të mbrohen por zgjidhja ushtarake nuk do të ishte e duhura.  

“Përdorimi i forcës ushtarake do të kishte pasoja shkatërruese, mendoj se askush nuk e do këtë.

SHBA-ja ka të drejtë të vetëmbrohet dhe të mbrojë aleatët e saj, por në të njëjtën kohë jam shumë i sigurt se askush nuk dëshiron një zgjidhje ushtarake” – u shpreh sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. /LAPSI.AL/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *