• |
ide | kryesore

Presidenti i KE: Pse një Katalonjë e pavarur mund të shkaktojë shumë telashe për BE

Arkiva, Planet



Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker deklaroi sot se nuk dëshironte që Katalonja të bëhej e pavarur, pasi i trembet një reagimi zinxhir në Europë.

“Nëse e lejojmë Katalonjën të ndahet, megjithëse nuk është detyra jonë, të tjerë do t’a bëjnë një veprim të tillë. Unë nuk e dëshiroj një gjë të tillë”, u shpreh ai në një fjalim para studentëve në Universitetin e Luksemburgut.

Ai u shpreh se ishte “mjaft i shqetësuar” nga kërcënimet separatiste në Europë.

“Nuk dëshiroj një Bashkim Evropian që të përfshijë 98 shtete në 15 vjet. Ky fakt është tashmë relativisht i vështirë me 28, jo më e lehtë me 27, por me 98 më duket e pamundur”, shtoi Juncker, duke bërë thirrje për përgjegjësinë e të gjithë aktorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *