• |
ide | kryesore

Albin Kurti flet për gazetën spanjolle: Katalonja dhe Kosova nuk janë e njëjtja gjë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
albin kurti, serbia, kosova, rusia, pavaresia, cnn



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën spanjolle El Pais se Spanja duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës për të vërtetuar se rastet e Katalonjës dhe të baskëve nuk janë të njëjta me rastin e Kosovës.

Kurtoi citon shkrimtarin Ismail Kadare, i cili kur fitoi çmimin ‘Princi i Asturias’, tha se ‘Spanja nuk duhet të krahasohet kurrë me Serbinë, sepse Serbia bëri gjenocid në Kosovë’.

”Spanja duhet ta njohë Kosovën. E di që ka disa ankesa, por, siç ka thënë shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare, kur fitoi çmimin Princi i Asturias për Letërsinë: ‘Spanja nuk duhet të krahasohet kurrë me Serbinë, sepse Serbia bëri gjenocid në Kosovë’. Besoj se pikërisht me njohjen e Kosovës, Spanja tregon se Katalonja dhe baskët janë raste të ndryshme”, ka thënë Kurti.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës në Shqipëri tregoi arsyet pse Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet.

Sanchez deklaroi se në këtë çështje, Spanja mendon se është shkelur e drejta ndërkombëtare.



6 Comments

    1. Nuk jane e njejta gje. Lexoni zoterinj historine e Spanjes dhe pastaj flisni me logjike dhe fakte.

      Cataluña eshte territor spanjoll. Independetistet catalane bene nje referendum te paligjshem per shkeputje qe nuk e njohu asnje shtet ne Komunitetin Europian dhe per me teper nuk fituan. Eshte vetem politike per konsum te brendshem. Independetismi katalan eshte si ideologjia komuniste : propagande dhe me shume propagande. Jetojne ne nje realitet paralel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *