• |
ide | kryesore

FOTO+VIDEO/ Pranga shqiptarit të konsideruar “sulltani” i prostitutave

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Itali e kanë konsideruar si “sulltani” i prostitutave. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Nin Lalaj (foto poshtë) që ka rënë së fundmi në prangat e policisë së Lezhës. Ai u arrestua nga uniformat blu të policisë lokale në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ndaj tij Gjykata e Pukës në 21 mars të këtij viti ka caktuar masën e “arrest me burg”, i akuzuar për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”. I riu iu dorëzua policisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme proceduriale. Lalaj është një emër i njohur i krimit në Itali dhe në Angli. Në tetor të vitit 2013, gjatë operacionit të policisë në Italisë, ai u kap duke bërë orgji me disa vajza në banesën e tij. Në operacionet e policisë italiane, në atë kohë, u arrestuan 17 persona që shfrytëzonin rreth 200 vajza e ndërsa të drejtën se kush do shkonte “në punë” e kishte vetëm ai. ©LAPSI.al

Image result for nin lalaj



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *