• |
ide | kryesore

Kërcënon Koreja e Veriut: Lufta bërthamore fillon në çdo moment…

Arkiva, Planet



Koreja e Veriut kërcënoi në OKB se lufta bërthamore mund të fillojë në çdo moment. Këtë deklaratë e bëri zëvendës-ambasadori i vendit në OKB, i cili përshkruan situatën në Gadishullin e Koresë si kritike.

Diplomati ‘garantoi’ se i gjithë territori i SHBA-ve është nën rrezen e veprimit të raketave të Penianit.

Koreja e Veriut njoftoi Organizatës së Kombeve të Bashkuara se nuk do të negociojë kurrë për shkatërrimin e arsenalit të saj bërthamor, nëse SHBA nuk ndryshojnë politikën e saj armiqësore.

Vetëm disa orë pas këtij kërcënimi nga ana e Penianit, zëvendësi i sekretarit amerikan të shtetit, John Sullivan, tha se Ëashingtoni megjithatë nuk e përjashton mundësinë e bisedave të drejtpërdrejta me Penianin.

Gjatë vizitës në Tokio, Sullivan theksoi se Uashingtoni është i përqendruar në diplomaci, për të zgjidhur problemin me Korenë e Veriut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *