• |
ide | kryesore

Qeveria greke: Rama nxiton të prishë ndërtimet në Himarë, kërkon të largojë vëmendjen nga ‘Tahiri’

Arkiva, Lajme, Të fundit



Athina zyrtare ka reaguar sërish sot përmes një deklarate të Ministrisë së Jashtme për prishjen e ndërtimeve në Himarë.

Reagimi vjen pasi Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit i dorëzoi banorëve shkresën për të liruar banesat që preken nga projekti i rehabilitimit të zonës.

Por e vecanta e kësaj deklarate qëndron tek fakti se në deklaratë përmendet edhe arrestimi i të afërmit të një ish-ministri të Ramës (i referohet Moisi Habilajt).

Përshpejtimi i prishjes së ndërtimeve në Himarë, sipas qeverisë greke, mund të bëhet me qëllim për të larguar vëmendjen e opinionit publik ngaa cështja e ish-ministrit dhe problemit të narkotrafikut.

Deklarata
“Shkakton shqetësim ndërlidhja e mundshme e krimit të organizuar me skenën politike të Shqipërisë, siç rezulton nga arrestimi i kreut të një grupi të trafikut të drogës, që është dhe i afërm i njerit prej ish ministrave më kryesorë të qeverisë Rama.
Po ashtu shkakton shqetësim fakti se qeveria shqiptare vazhdon të ndërmarrë masa për shkatërrimin e pasurisë së pjesëtarëve të minoritetit grek, në kuadër të politikës së çrrënjosjes së prerzancës historike të helenizmit në zonën e Himarës.
Vendimi djeshëm i autoriteteve shqiptare vërteton se ligji për minoritetit i votuar pak ditë më herët, përbën një hap mbrapa për minoritetin kryesor të Shqipërisë. Ka dhe shumë që e interpretojnë si një akt që synon të çorientojë opinionin publik shqiptar nga problemi madhor politik që ka rezultuar me narkotrafikun, shpresojmë të mos jetë kështu”, përfundon deklarata e ministrisë së jashtme greke.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *